Arrestohet shqiptari, kërcënoi italianin për eurot e drogës:”Borxhin ose të dogja të...

Arrestohet shqiptari, kërcënoi italianin për eurot e drogës:”Borxhin ose të dogja të gjallë”

104
0
Shares
Foto Ilustruese

Një shqiptar është vënë në pranga të policisë në Padova të Italisë. Ai ishte një person i njohur për policinë, pasi krahas veprës penale të vjedhjeve dhe grabitjeve, shqiptari merrej edhe me shitje droge në këtë zonë.

Shqiptari 41-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ishte në hetim prej kohësh nga autoritetet italiane.

Ai u ndalua dhe më pas u arrestua nga policia, pasi kishte kërcënuar një konsumator se do ta digjte të gjallë nëse nuk do t’i kthehej borxhi prej 3400 eurove, që i kishte italiani për pazare droge.

Autoritetet vijojnë punë për zbardhjen e aktivitetit e 41-vjeçarit, ndërsa ka dyshime të forta se në këtë zonë ka një numër të madh personash, të cilët kanë bashkëpunuar me shqiptarin,  tashmë të arrestuar. Ai do të dalë para togave të zeza për t’u njohur me akuzat që rëndojnë mbi të.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY