FOTO/ ‘Kobra e zezë’ ky është gardisti që i dha fund jetës...

FOTO/ ‘Kobra e zezë’ ky është gardisti që i dha fund jetës tek Garda

224
0
Shares

“Ndonjëherë duhet të shtiresh sikur nuk kupton për të parë deri ku arrin mashtrimi i disa njerëzve”. Ky është një prej mesazheve të postuara nga Arjol Mançe, gardisti që i dha fund jetës mbrëmjen e kaluar në kohën e shërbimit.

I riu kishte dhe një pseudonim në profilin e tij në “Facebook” poshtë emrit të tij ku me sa duket për shkak të karrierës ushtarake ishte quajtur me nofkën “Kobra e zezë”.

Por nuk ka qenë ky i vetmi mesazh. Pak ditë më parë i riu kishte publikuar një tjetër status, kur ndër të tjera thuhej se jeta është shumë e shkurtër për t’u marrë me gjëra pa vlerë.

“Nuk më pëlqen të gjykoj jetën e të tjerëve…por nuk lejoj as të gjykojnë jetën time…Jam me mendimin që duhet të bëjmë në jetë atë që na bën të lumtur dhe jo atë që duhet bërë…Jeta është shumë e shkurtër për t’u marrë me gjëra pa vlerë…”, thuhej në status.

30-vjeçari nga Përmeti kishte qenë turni i tretë, ndërsa u gjet i pajetë brenda Gardës së Republikës.
Mançe kishte tri vite që shërbente në Gardë, ndërsa ishte një ushtarak i kualifikuar. Po ashtu mësohet se i riu kishte qenë pjesë e misioneve paqeruajtëse jashtë vendit, si në Irak.

Pavarësisht faktit se i riu kishte pranuar si motiv të vetëvrasjes ishte ndarja nga e dashura e tij, me të cilën kishte pasur një lidhje të gjatë, hetuesit po hetojnë dhe në të tjera pista.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY