‘Lulzim Basha ta provojë në votime’, reagon deputeti ndaj Rexhep Rrahjes

‘Lulzim Basha ta provojë në votime’, reagon deputeti ndaj Rexhep Rrahjes

203
0
Shares

Fill pas deklaratës së Rexhep Rrajës sot në mëngjes pas vendimit për të qëndruar në burg ku tha se Basha ta provojë në zgjedhje ka reaguar deputeti I PD-së Oerd Bylykbashi. Ai e konsideron Rexhepin  zëdhënës të PS-së për zgjedhjet.

‘PS e paska gjetur konsensusin per reformen zgjedhore. ‎PS deklaron sot se do te beje propozimet e saj te njeanshme per Kodin zgjedhor. Arsyeja eshte shume e thjeshte: po sot, nen pranga per dhunimin e nje vajze te pafajshme, i biri i Rrahman Rrahjes kercenon opoziten: do ta shihni ne zgjedhje.

Zedhenes dhe prove me te mire te paktit te PS me krimin ‎per te dhunuar zgjedhjet nuk ka! Kjo eshte reforma qe propozon PS!’, deklaron Bylykbashi.

Më herët djali i deputetit Rrahman Rraja, Rexhepi ka folur në dalje të gjykatës së Krujës pasi ka marrë masën e arrestit.

Teksa po futej brenda në furgon me duar të prangosura, Rexhep Rraja është pyetur nga gazetarët, nëse ka diçka për të thënë dhe ai është përgjigjur: “Lulzim Basha le ta provojë në votime“. Kështu ka deklaruar 25 vjeçari, duke u bërë në të njëjtën kohë i përndjekur dhe dhunues i Xhisielës, po aq edhe socialist dhe Rilindas.

Image may contain: one or more people, people standing and outdoor

Ne foto, gazetari Arsen Rusta duke bere pyetjen per Rexhepin

Gjyqtarja e gjykatës së Krujës, Enkelejda Hoxha dha masën e sigurisë “arrest me burg” për djalin e deputetit i cili akuzohet për ‘përndjekje”. Kjo masë u kërkua dhe nga prokurorja Mirela Kapo.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY