Prokuroria, 64 vite burg për bandën e Shullazit

Prokuroria, 64 vite burg për bandën e Shullazit

134
0
Shares

Prokuroria ka kërkuar sot 17 vite burg për Emiljano Shullazin, 15 vite për Gilmano Danin, 11 vjet për Endrit Qyqe dhe Endrit Zela ndërsa 10 vite për Blerim Shullazin.

Në total janë 64 vite burg për 5 të pandehur nderkohe qe te pandehurit nuk ishin ne salle.

foto galeri

Në sallë ka munguar prokurorja Donika Prela ndërkohë tre prokurorët e tjerë të pranishëm kërkuan 64 vite burg në total për bandën, Pretenca theksoi se ka prova që Shullazi dhe shokët e tij kanë kryer disa vepra penale. Shullazi u quajt fajtor për drejtimin e kësaj bande, apo dhe kanosjen për shkak të detyrës të dekanit dhe rektorit Mynyr Koni dhe Dhori Kule.

foto galeri

Të pranishëm në seancën gjyqësore ishin përfaqësues të Ambasadës Amerikane dhe Gjermane. Seanca gjyqësore, e cila ishte e dhjeta në radhë, u monitorua nga forca të mëdha policore.

foto galeri

E gjithë policia, forcat speciale, FNSH me armatim të rëndë zbarkuan dhe rrethuan institucionin dhe zonën përreth, madje jashtë Krimeve të Rënda kishte edhe autoblindat.

Cështja “Shullazi” shkaktoi një furtunë në Prokurorinë e Përgjithshme dhe atë të Krimeve të Rënda. Sakaq, Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi, nuk ishin prezent në seancë, ndërsa kafazi i hekurt është bosh. Në sallën e gjyqit ishin vetëm avokatët e tyre.

Kryeprokurorja Arta Marku bëri lëvizje në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe kërkoi hetim disiplinor për disa prej prokurorëve pasi nuk pranonin të merrnin përsipër çështjen. Por pas debateve u vendos dhe katërshja e tyre, Donika Prela, Gentjan Osmani, Anton Martini dhe Besnik Muçi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY