KOMENT/Kush e denoncoi pushtetin dhe ja doli mbanë!

KOMENT/Kush e denoncoi pushtetin dhe ja doli mbanë!

102
0
Shares

Nga Ylli Manjani

Asnjë çudi në shfaqjet publike të vajzës. Ajo është prova më e fortë publike, ku të gjithë ne mund të shohim dhunën e egër e vazhduese të të fortëve me pushtet.

Ajo u tërhoq pa kaluar 24 nga denoncimi për të shpëtuar e gjallë. Ndaj sot dy muaj më vonë nuk mund të rikthehet tek denoncimi, për të njëjtën arësye. Kush ja pa hajrin denoncimit xhanëm?!

Askush! Kush denoncon e ha! Sa gra u vranë se guxuan… Kush e denoncoi pushtetin dhe ja doli mbanë? Askush! Atëhere përse duhet ta bënte Ajo?!

Ja, pra Polici që nuk e besoi tërheqjen e kallëzimit dhe nuk i hapi rrugë dhunës iku! Nuk e mbrojti askush para kërcënimit dhe iku megjithë familje! Denoncoi por u shpall Horr dhe u dënua me ndjekje këmba këmbës. Ndaj ska se si vajza e pambrojtur të jetë më trime apo më e fortë.

Ja pra një ngjarje që tregon përmbledhtas se cfarë ndodh kur dhunohesh nga të fortët me pushtet! Ndërkohë pushteti propagandon fort dajakun që ka dalë nga xheneti!!!

Sipas pushtetit, vajza e “ka qejf vetë dhunën”; djali trajtohet si të tjerët ndaj e fusim në burg sa për ti bërë qejfin dynjasë; polici (denoncuesi) është një horr; pushteti është i fortë; opozita është fajtore! Kjo quhet Mafie!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY