Për Rexhep Rrajën, prokuroria zgjodhi akuzën më të lehtë. Po cilat janë...

Për Rexhep Rrajën, prokuroria zgjodhi akuzën më të lehtë. Po cilat janë të tjerat!

112
0
Shares

I biri i deputetit socialist është arrestuar dje përmes akuzës më të lehtë të kodit penal për rastet e dhunimit të femrave. Prokuroria ka arritur të shmangë disa nga veprat penale të Rrahman Rrajës që dalin nga dëshmia e vajzës së dhunuar.

Ish-Kryeministri Berisha ka shpërndarë një mesazh nga prokurori dixhital ku rreshtihen të gjitha këto vepra penale dhe dënimin për secilën prej tyre.

Postimi i Berishës:

Kryeperdhunuesi Edvin Kristaq Rama çliron nga 7 vepra penale perdhunuesin e partise se tij, Rexhep Rraja!

Prokurori dixhital shkruan. sb

“Pershendetje dr dj3 nga zyra e Edi Rames doli urdheri i prere qe Rexhep Rranja te akuzohet vetëm për nenin 121/a të përndjekjes.Nderkoh qe jane shkelur ne flagrance nenet qe vijojne:

▪Neni 84 – Kanosja

– Denim me gjobë ose burgim gjer në 1 vit

▪Neni 90 – Dëmtime të tjera me dashje

– Denim me gjobë ose burgim gjer në 6 muaj

▪Neni 102 – Mardhenia seksuale me dhune me të rritura

– Denim 3 gjer në 10 vjet burgim

▪Neni 104 – Mardhenia seksuale ose homoseksuale me kërcënimin me përdorimin e armës

– Denim 5 gjer në 15 vjet burgim.

▪Neni 110 – Heqja e paligjshme e lirisë

E kap pjesa ku shkaktohen edhe lëndime fizike.

– Denim 3 gjer ne 7 vjet burgim.

▪Neni 278 – Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve

– Denim me gjobë gjer në 7 vjet burgim.

▪Neni 301 – Veprime që pengojë zbulimin e së vërtetës

-Denim me gjobë ose burgim gjer në 3 vjet.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY