FOTO/Forcat Speciale kundër fëmijëve, ndodh për herë të parë në Elbasan

FOTO/Forcat Speciale kundër fëmijëve, ndodh për herë të parë në Elbasan

148
0
Shares

Një numër i konsiderueshëm forcash policie dhe forca speciale ndërhynë sot në një shkollë në Mengël të Elbasanit për të nxjerrë jashtë ndërtetsës nxënësit e saj. Policia ia doli të përleshehj për disa kohë me nxënësit e shkollës 9 vjecare që refuzonin që shkolla e tyre të mbyllej dhe në hyrje të saj u vendosën forca speciale me automatikë dhe armatim shtesë.

Fotot më poshtë tregojnë tmerrin që ngjallën policët me automatik në mesin e një grupi nxënësish nga klasa e parë në të nëntën. Postimi më poshtë është bërë nga deputeti i PD-së, Luciano Boci.

Image may contain: 1 person, sitting

Postimi i Bocit:

…ka ndodhur në Elbasan!
Në shkollën në Mengël ku nxënësit kanë dy javë që protestojnë, sepse i kanë shkulur me zor nga shkolla për t’i degdisur km larg.
Sot ata kanë hyrë në shkollën e tyre, por janë ndeshur me dhunën e forcave policore dhe forcave speciale të armatosur deri në dhëmbë.
Shumë e fortë kjo policia jonë.
Armiku i tyre janë nxënësit nga klasa e parë deri në të IX-tën, prindërit dhe komuniteti atje.

Image may contain: one or more people and outdoor
Fjala TURP nuk mjafton!
Ky pushtet po jeton ditët e marrisë së madhe të tij si shenja të fundit të pashmangshëm.
Ndërsa krimi në Elbasan bën kërdinë askund nuk ndeshet me forcat speciale. Krimi as nuk ndalohet e as nuk arrestohet.
Përkundër nderohet!

Image may contain: one or more people and people standing
Kjo është Shqipëria e sotme.
Dhunë e pushtetit dhe atyre të veshur me pushtet mbi të pambrojturit, mbi fëmijët, mbi Xhisielat e të pamundurit.
Dhunuesit meritojnë të shpagohen!

Image may contain: 1 person

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY