Më në fund policia “kujtohet” të bëjë detyrën, merret në mbrojtje Xhisiela...

Më në fund policia “kujtohet” të bëjë detyrën, merret në mbrojtje Xhisiela Maloku

298
0
Shares

Policia ka marrë më në fund në mbrojtje ish të dashurën e djalit të deputetit socialist, i akuzuar për dhunë dhe përndjekje në adresë të saj.

Policia ka marrë në mbrojtje Xhisiela Malokun një ditë pas arrestimit të Rexhep Rrajës, i cili u prangos nga autoritetet në akuzën e përndjekjes.

Kujtojmë se javën që lamë pas rastin e ka denoncuar një ish nënkomisar i policisë. Emiljano Nuhu është shprehur gjatë denoncimit të tij se ai është kërcënuar me një pistoletë në kokë nga ana e vëllait të deputetit Rrahman Rraja, në ambientet e stacionit të policisë në Fushë- Krujë, menjëherë sapo ai mori në shqyrtim dosjen dhe denoncimin e vajzës mbi djalin e deputetit socialist.

Ngjarja më tutje mori përmasa politike dhe deri më tani përplasjet mes opozitës dhe maxhorancës kanë prodhuar jo vetëm akuza por edhe kallëzime penale, siç ishte dhe ai i deputetit Taulant Balla. Balla sipas denoncuesit Emiljano Nuhu, ishte prezent në momentin kur në kokën e tij është drejtuar një pistoletë nga ana e vëllait të Rrahman Rrajës.

Vetëm ditën e djeshme policia ka vënë në pranga Rexhep Rrajën, nën akuzën e përndjekjes dhe jo të dhunës, pavarësisht se sipas ekspertizës së kryer mbi trupin e të resë, rezulton se ajo është dhunuar fizikisht

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY