Dhuna ndaj Xhisiela Malokut, reagojnë OJF-të në Shqipëri

Dhuna ndaj Xhisiela Malokut, reagojnë OJF-të në Shqipëri

162
0
Shares

Prej ditësh në Shqipëri ka marrë vëmendjen e opinionit publik dhe jo vetëm djegia me cigare dhe përdhunimi i vajzës nga Nikla e Fushë-Krujës, Xhisela Maloku nga Rexhep Rraja, djali i deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja, i cili u arrestua vetëm një ditë më parë.

Por në lidhje me këtë rast kujtohen që ekzistojnë edhe organizatat që mbrojnë të drejtat e grave në Shqipëri.

Më në fund Rrjeti i Monitorimit kundër dhunës me bazë gjinore, ku bëjnë pjesë rreth 50 organizata të financuara nga BE, kanë reaguar para kryesisë së Kuvendit, për rastin e Xhisiela Malokut.

Rrjeti i Monitorimit kundër dhunës me bazë gjinore i kanë bërë thirrje institucioneve të zbardhin ngjarjen me paanësi dhe të vihen para drejtësisë përgjegjësit.

“Kërkojmë që institucionet të përgjigjen se pse nuk ka funksionuar sistemi në ketë rast. Ne kërkojmë të dimë nëse i është ofruar mbroja ligjore vajzës. Në emër të 50 organizatave ne kërkojmë zbardhjen e ngjarjes dhe pa zvarritje. Kemi kontaktuar me vajzën dhe i ofruam ndihmë.

I bëjmë thirrje prokurorisë të zbatojë legjislacionin penal dhe të hetojë pa anësi dhe përgjegjshmëri që çdo person që ka shkelur ligjin të vihet para drejtësisë penale. Kërkojmë nga Ministria e Brendshme të japë sqarime në lidhje me zvarritjen e rastit ndaj vajzës. Policia të sigurojë jetën e viktimës.

I bëjmë thirrje Kuvendit që të siguroje të gjitha mjetet e kontrollit parlamentar me anë të komisioneve që ndjekin çështjen e barazive gjinore”- shprehet Rrjeti i Monitorimit kundër dhunës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY