VIDEO/Tiranë, sekuestrohen armë dhe municione, në prang babë e bir (EMRA)

VIDEO/Tiranë, sekuestrohen armë dhe municione, në prang babë e bir (EMRA)

106
0
Shares

Tiranë-
Vijojnë kontrollet në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit e ambienteve për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri pa leje apo që posedojnë sende të kundraligjshme.

Në kuadër të këtyre kontrolleve finalizohet operacioni policor i koduar “Paskuqan 2”.

Operacioni nga Komisariati i Policisë Numër 5.

Arrestohen në flagrancë atë e bir, pasi në banesën e tyre Policia gjeti e sekuestroi dy armë armë zjarri, municion luftarak dhe vula të formave të ndryshme.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.5, në kuadër të operacionit policor të koduar “Paskuqan 2”, arrestuan në flagrancë shtetasit :

– Azis Xhini, 70 vjeç, banues në Kamëz

– Faris Xhini, 19 vjeç, banues në Kamëz ( atë dhe bir )

Për shtetasit e lartpërmendur në rrugë operative disponohej informacion se në banesë mbanin sende të kundraligjshme dhe gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e tyre në Paskuqan iu gjetën armë zjarri dhe municion luftarak. U sekuestruan në cilësinë e provës materiale :

– armë zjarri “Pistoletë”

– armë zjarri “Automatik”

– 460 fishekë arme të gjatë

– 38 fishekë pistolete

– 3 krehëra automatiku

– 7 krehëra pistolete
– vula rrethore dhe drejtkëndore
– kuti boje për vula

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Falsifikimi i vulave dhe i stampave ose i formularëve” të kryera në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 278, 190 dhe 25 të Kodit Penal.

TiranëVijojnë kontrollet në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit e ambienteve për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri pa leje apo që posedojnë sende të kundraligjshme.Në kuadër të këtyre kontrolleve finalizohet operacioni policor i koduar “Paskuqan 2”.Operacioni nga Komisariati i Policisë Numër 5.Arrestohen në flagrancë atë e bir, pasi në banesën e tyre Policia gjeti e sekuestroi dy armë armë zjarri, municion luftarak dhe vula të formave të ndryshme.

Publiée par Policia e Shtetit sur Lundi 1 octobre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY