DEKRIMINALIZIMI – SHIFRAT/ Verifikimi i Prokurorisë, 1/3 e zyrtarëve me probleme

DEKRIMINALIZIMI – SHIFRAT/ Verifikimi i Prokurorisë, 1/3 e zyrtarëve me probleme

68
0
Shares

Shifra shqetësuese dhe alarmante vijnë nga Prokuroria e Përgjithshme  për sa i përket zyrtarëve të lartë, objekt të ligjit të “Dekriminalizimit”, që rezultojnë me probleme.
Sipas këtyre shifrave, të bëra publike në emisionin “opinion” të TV “Klan”, mësohet se nga 500 zyrtarë të lartë të verifikuar, më se një e treta, saktësisht 170 prej tyre rezultojnë me probleme, objekt të ligjit të “Dekriminalizimit”.
Nga këta, 40 zyrtarë të lartë, janë drejtuar në gjykatë, për të kundërshtuar përfundimet e organit të akuzës.
Ndërkohë, mësohet se 50 zyrtarë të tjerë të lartë, kanë refuzuar plotësimin dhe dorëzimin formularit të vetëdeklarimit, duke hequr dorë nga ushtrimi i të drejtave publike, në respekt edhe të ligjit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY