Salianji: Arrestimi i djalit të deputetit/ “Triumfi i Nuhut, poshtërimi i Ramës”

Salianji: Arrestimi i djalit të deputetit/ “Triumfi i Nuhut, poshtërimi i Ramës”

94
0
Shares

Deputeti i PD Ervin Salianji thotë se arrestimi i Rexhep Rrahjas diskrediton Rilindjen, ndërsa nuk i kursen akuzat ndaj prokurorisë që e quan vasale të kryeministrit Edi Rama.

Me një status në “Facebook”, Salianji shprehet se padrejtësia më e madhe ajo që qytetarët e ndjejne përditë është përdorimi i pushtetit politik për të vjedhur, grabitur, korruptuar dhe përdhunuar shoqërinë për një grusht fëlliqësirash që sot më e pakta duhet ta mbyllnin gojën me kapak pusete.

POSTIMI I SALIANJIT:

Triumfi i Nuhut, poshtërimi i Ramës.

Arrestimi i sotëm i djalit të deputetit legjitimon akuzat e policit Nuhu, e diskrediton Rilindjen, vendos prokurorinë në pozitat e vasalit të Ramës, përdor arrestimin për shoë propagandistik 3 muaj pas ngjarjes.

Shteti sot ka dy modele, heroin Nuhu që me koston e përballjes me mafien shtetërore dhe dhunën e eprorëve ndërmori një akt thuajse sublim, ku në emër të së drejtës u largua nga familja dhe profesioni në emër të drejtësisë së munguar.

Sot arrestimi i djalit të deputetit e legjitimoi kauzën e tij, për tre muaj ndërhyrja e deputetëve të Ramës ka bërë që një bandit të lihet i lirë deri në momentin e sakrificës së një polici dhe pasi opozita e zbardh ngjarjen.

Arresti i sotëm është vetëm një pjesë e padrejtësisë, padrejtësia më e madhe ajo që qytetarët e ndjejnë përditë është përdorimi i pushtetit politik për të vjedhur, grabitur, korruptuar dhe përdhunuar shoqërinë për një grusht fëlliqësirash që sot më e pakta duhet ta mbyllnin gojën me kapak pusete.

Sot falë insistimit dhe dokumentimit të plotë Nuhu ka arritur të faktojë para publikut ngjarjen, sot Opozita ka faktuar që qeveria ka përdorur çdo mjet për të mbyllur këtë aferë. Sot të gjithë e shohin koston e përballjes me mafien.

Mafia lëshon ushtarët e vegjël si fillim!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY