Kryediplomati grek paralajmëron: Shqipëria ti harrojë ëndrrat me anëtarësim në NATO, për...

Kryediplomati grek paralajmëron: Shqipëria ti harrojë ëndrrat me anëtarësim në NATO, për në BE nuk e tolerojmë

89
0
Shares

Greqia do të skanojë të gjithë hapat që Shqipëria do të duhet të përmbushë gjatë procesit të integrimit në Bashkimin Europian. Në një intervistë dhënë për gazetën e së dielës “Real Neës”, shefi i diplomacisë greke Nikos Kotsias i kujton Tiranës zyrtare se kësaj radhe mbështetja e vendit fqinj nuk do të jetë më si ajo e dhënë për anëtarësimin në NATO, e cila thotë ai ishte e gabuar dhe pa asgjë në këmbim.
“Për ne BE, Shqipëria duhet t’i harrojë ëndrrat me ‘pseudosalltanete’ dhe duhet të përmbushë të gjitha detyrimet që e çojnë drejt unionit.
Shqipëria u bë anëtare e NATO-s dhe u hap rruga e saj drejt Europës me mbështetjen e Greqisë dhe madje pa kërkuar asgjë si shkëmbim, gjë që ishte e gabuar. Rruga e vendit fqinj drejt Bashkimit Europian kalon nga reforma në drejtësi, lufta ndaj krimit të organizuar dhe trafikut të lëndëve narkotike dhe mbrojtja e të drejtave të minoritetit etnik grek”.
Në listën e gjatë të detyrimeve që duhen përmbushur nga Shqipëria, Kotsias thotë se një vend tejet të rëndësishëm zë edhe stabiliteti politik.
“Kjo rrugë është rruga e stabilitetit dhe kapërcimi i çdo paqëndrueshmërie të brendshme politike në Shqipëri kërkon promovimin e mëtejshëm të  demokracisë dhe kulturës së kompromiseve”.
Duke iu përgjigjur pyetjes si duhet të reagojë diplomacia greke në situatën e vështirë  aktuale që po kalon Shqipëria, Ministri i Jashtëm grek thotë se ajo duhet të flasë pak, të studiojë të planifikojë me kujdes dhe të promovojë me durim zgjidhjet që kërkohen.
“Puna ime është që edhe në situatat më të vështira të gjej kanale komunikimi me palët, të shfrytëzoj dhe vlerësoj me qëndrueshmëri dhe këmbëngulje mjetet diplomatike”.
Në intervistën që mban titullin “Kufijtë e Evropës janë të përhershëm”, Kotzias, duke iu referuar marrëdhënieve të Greqisë me Turqinë, Shqipërinë e Maqedoninë, tha si një paralajmërim:
Kush luan me zjarr, digjet. Ne nuk do të tolerojmë asnjë ndryshim kufijsh.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY