Arrestimi i Rexhep Rraja, policia: “I akuzuar vetëm për përndjekje….”

Arrestimi i Rexhep Rraja, policia: “I akuzuar vetëm për përndjekje….”

165
0
Shares

Policia e Durrësit njofton përmes një njoftimi për shtyp, arrestimin e djalit të deputetit Rrahman Rraja, Rexhep Rraja, 24-vjeçari i akuzuar për dhunimin e Xhisiela Malokut.

Por nga njoftimi për shtyp, bëhet e ditur se e vetmja vepër penale që rëndon ndaj djalit të deputetit, është ajo e përndjekjes, parashikuar në nenin 121/a të Kodit Penal.

Njoftimi i policisë:

Krujë

Specialistët e Komisariatit të Policisë Krujë në bashkëpunim me Forcat Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës bënë kapjen me qëllim ekzekutimin  e Urdhrit të Prokurorisë Krujë mbi bazën e Vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, nr.189 dt. 29.09.2018, e cila ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për shtetasin Rexhep Rraja 24 vjeç, banues në Krujë.

Ai akuzohet për veprën penale “Përndjekja” parashikuar në nenin 121/a të Kodit Penal.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY