Deputeti: Kryeministri Rama u refuzua ne Gjirokaster

Deputeti: Kryeministri Rama u refuzua ne Gjirokaster

95
0
Shares

Deputeti i PD, Tritan Shehu tha se Kryeministri Rama u refuzua sot ne Gjirokaster. Sipas Shehut Rama inaguroi nje projekt te fondit shqiptaro-amerikan dhe jo te qeverise.

Deklarata e Shehut:

Kryeministri sot ne Gjirokaster, i braktisur nga banoret, konfirmon deshtimet e tij dhe i jep zanafille skandaleve te tjera korruptive.
1-Ai u kujtua te “inaguroje” mbas pese vite deshtimesh, vazhdimin e punimeve ne rrugen Kardhiq-Delvine, duke hapur edhe nje tjeter spekullim.
Trajekti ku do kryhen punimet eshte nje pjese e vogel e kesaj rruge, vetem 7 km i gjate, nga vendi ku u nderprene punimet 5 vite me pare, deri te pika ku duhet te ndertohet tuneli, gje per te cilen nuk ka asnje komunikim.
Shpenzimet e deklaruara per ndertimin e ketyre 7 km do te jene 2831547930 leke ose mbi 20 M Euro, kur pjesa ngjitur, po prej 7 km e ndertuar deri ne vitin 2013 ka kushtuar 735000000 leke, ose reth 5 M Euro, pra mbi 4 here me pak.
Ndertimi i atij segmenti te pare u be atehere ne 7 muaj, ndersa koha e ndertimit te ketij segmentit te dyte eshte parashikuar 24 muaj (te dy nga 7 km), pra “prit gomar te mbije bar”!
2-Kryeministri nuk tha asgje per faktin se punimet ne trajektin Gjirokaster- Lazarat po behen pa standarte, duke lene jashte dhe pjesen Lazarat-Dervican.
Gjeresia e tij eshte lene 7 m, kur edhe per vetem dy korsi minimalja eshte 9 m, pa trotuare, kanalizime, ndricim etj. Fondet e saj jane marre nga mirembajtja, me kosto kjo tre here me te larte.
Projekti ekzistues i By pass-it Gjirokastres nuk po zbatohet, ndersa dhe rruga e ndertuar deri me 2013, pjese e te cilit eshte ky, eshte e gjere 14 m.
Per ndertimin e kesaj pjese nuk ka asnje tabele te detyrueshme, ku te shkruhet financimi, koha e fillimit, e perfundimit etj; punimet aty po ecin si “breshka”.
3- Ajo pjese e qendres se Gjirokastres, qe u restaurua dhe qe sot e inaguroi Kryeministri me “trumpeta”, u krye nga Fondi Shqiptaro-Amerikan e jo nga Qeveria jone.
Po te ishte per kete te fundit dhe ajo zone do te kishte ngelur si ”mbas lufte”, ashtu sic eshte lene shumica e atij qyteti te mrekullueshem, te lashte, krenari e kultures dhe historise sone, nga kjo Rilindje e deshtuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY