‘Isha tapë, u zgjova e zhveshur’/ Zaimina Vasjari tregon ngjarjen e rrallë

‘Isha tapë, u zgjova e zhveshur’/ Zaimina Vasjari tregon ngjarjen e rrallë

416
0
Shares

Zaimina Vasjari është një nga këngëtaret më të përfolura në showbizin shqiptar. Këngëtarja është shkëputur pak nga bota e muzikës dhe po shijon jetën e saj me vogëlushen Chloe dhe partnerin e saj Klodin. Kohët e fundit është vënë në qendër të mediave pikërisht për këtë gjë, për jetën e saj përsonale.

Mirëpo e ftuar në “Pop Culture”, Zaimina ka treguar herën e fundit që ishte bërë tapë. Këngëtarja rrëfen se është zgjuar e zhveshur në shtrat dhe se nuk mbante mend asgjë.

“Herën e fundit që jam bërë tapë mbaj mend të nesërmen, kur e pashë te telefoni i Klodit. Kishim shkuar diku për pushime. Pimë aq shumë atë natë dhe Klodi më tha ngjitu lart në dhomë dhe unë të bëj pagesën e darkës. Isha ulur dhe në momentin që u ngrita e kuptova. Nuk mbaj mend si u ngjita. Të nesërmen shikoja veten në krevat, të shtrirë të larë të zhveshur por nuk mbaj mend asgjë,”- tha këngëtarja.

Ajo tregoi më tej se kishte qenë partneri ai që e kishte larë dhe e kishte vendosur në krevat dhe këtë gjë e kishte parë në telefonin e tij. Klodi kishte fotografuar gjithçka për t’ja treguar të nesërmen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY