Një sasi prej 1.2 ton drogë është kapur në Vlorë orët e para të mëngjesit. Njoftohet se bëhet fjalë për orën 3:30 kur në zonën e Petroliferës Polica ka pikasur trafikantët. Menjëherë pasi dëgjuan Policinë ata janë larguar nga vendngjarja për tu futur në një pyll afër zonës. Kanabisi ishte i fshehur në një kamioncinë. Shërbimet e Policisë Kufitare njoftojnë që droga u gjet midis Petroliferës dhe Triportit.
Policia bllokoi kamioncinën IVECO ku u gjetën pakot me kanabis. Në det u pa një mjet lundrues që u fut në gjirin e Vlorës. Mendohet sipas Policisë se droga do të transportohej me gomone . Vijon operacioni për kapjen e tyre.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/