“Çmendet” pogradecari, bën vjehrrin për spital

“Çmendet” pogradecari, bën vjehrrin për spital

113
0
Shares

Një 26-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Pogradecit pasi akuzohet se ka dhunuar vjehrrin e tij.

Shtetasi Alderado Tato, banues në fshatin Selcë e Sipërme-Pogradec u arrestua nga policia.

“Arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas në fshatin Homçan, për motive të dobëta dyshohet se ka goditur me mjete të forta në trup, vjehrrin e tij, shtetasin I.M, 53 vjeç, banues në këtë fshat, i cili ka marrë mjekim në Spitalin e Pogradecit ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, thotë policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY