Rama mbrojti policinë, reagon deputeti: Vetë horri ngriti pushtetin e horrave

Rama mbrojti policinë, reagon deputeti: Vetë horri ngriti pushtetin e horrave

107
0
Shares

Në konferencën e sotme para gazetarëve, Rama nga Korça hodhi fjalë për ish-nënkomisarin, Emiljano Nuhu duke  thënë se e përdori këtë çështje për të kërkuar azil politik.

Rama për asnjë moment nuk u kthye kundër policisë, duke e mbrojtur si dhe duke hequr nga vetja përgjegjësitë për ngjarjen e ndodhur në Fushë Krujë ku përfshihen dhe emrat e dy deputetëve të tij.

Flamur Noka, deputeti i Partisë Demokratike ka reaguar me një postim në rrjetet sociale teksa i kujton Ramës se horri është vetë ai i cili bashkë me pushtetin policor e lanë Xhisielën në mëshirë të banditit.

Krimi i dytë i Ramës, sipas tij, është se fshehën krimin e përdhunimit dhe zgjodhën të mbrojnë përdhunuesin i cili endet lirshëm rrugëve.

Dhe së treti, deputeti pyet se pse sot nuk ka dalë para drejtësisë përdhunuesi, duke u munduar ti japë përgjigje pasi Rama sërish preferon të heshtë dhe të merret me replika e akuza.

Reagimi i plotë

Edvin! Horr nuk mund te jete polici qe beri detyren dhe per kete arsye u kercenua nga banditet e pushtetit me vdekje dhe u “internua” nga krimi qe ti e ke vesh me pushtet policor dhe perfaqesojne kupolen e policise sot..

Horr je ti dhe gjithe shpura jote qe Xhesilen megjithese te dhunuar dhe te perdhunuar e late ne meshire te banditit dhe nuk i dolet zot ne emer te shtetit dhe ligjit qe fatkeqesisht perfaqesoni .Horr je ti dhe shpura jote pasi e “perdhunuat” per se dyti duke ja fshehur krimin e perdhunimit dhe zgjodhet te mbroni perdhunuesin i cili bredh i lumtur dhe lirshem rrugeve sikur te kishte bere heroizem e jo perdhunim..

E “perdhunuat “edhe per se treti kur perdhuni dhe te terrorizuar e moret nga shpia dhe e nxoret ne nji nga kazanet e tua mediatike per te akuzuar te gjithe ata qe u tmerruan nga krimi e ngriten zerin per drejtesi dhe e detyruat per te mbrojtur kriminelin , perdhunuesin dhe pushtetin e tuaj te krimit..Pse sot nuk eshte para drejtesise perdhunuesi??Pse viktima sot e kesaj dite nuk ka gjetur drejtesi nga “drejtesia jote e re”por Xhesila dergjet ne meshire te fatit e terrorizuar dhe e strukur??

Ta them une pse??Se kemi nji shtet horrash qe mbron vetem horrat, e drejtohet nga horrat .Nuk eshte rastesi Edvin qe ky pushteti yt eshte i mbushur gjithandej me horra ,perdhunues ,vrases, trafikant droge,.etj etj Nuk eshte e rastesi qe ti qeveris me ta dhe me ata ndjehesh mire e jo me qytaret e thjeshte e te ndershem te ketj vendi ..Sepse ti ne vetvete je vet horr .Ndaj ke ngrit nje pushtet horrash .

E pushteti i horrave duhet shembur nje dite e me pare qe ky vend te mund te kete nje shtet qe drejtohet nga shtetar dhe qe i sherben se drejtes dhe qytetareve .Cdo dite e humbur eshte fature e rende per te ardhmen e shoqerise sone ..Ta rrezojme sa nuk eshte vone ….

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY