Pas Fushë-Arrëzit një tjetër zjarr i fuqishëm në Fier: Nuk bëhen me...

Pas Fushë-Arrëzit një tjetër zjarr i fuqishëm në Fier: Nuk bëhen me dije shkaqet

121
0
Shares
Foto ilustruese

Pas zjarrit në Fushë-Arrëz, një tjetër zjarr ka rënë ditën e sotme në një zonë tjetër, teksa ende nuk dihen shkaqet e rënies për të dyja rastet.

Bëhet fjalë për një zjarr në Fier, ku kodrat me ullishta të Vajkanit janë përfshirë nga flakët e një zjarri të fuqishëm këtë të shtunë.

Sipas informacioneve nga Shtabi i Emergjencës, është shuar një vatër që rrezikonte një lokal që ndodhej në kodër, por më pas, flakët kanë shkuar në drejtim të perëndimit.

Flakët e zjarrit janë pikasur nga banorët që kanë lajmëruar zjarrfikëset. Në vendngjarje kanë shkuar dy mjete zjarrfikëse dhe mbi 30 forca. Deri tani llogariten se janë djegur mbi 100 ullinj.

Rreth dy javë më parë, zjarri ka rënë në të njëjtin vend.

Ndërkohë që zjarri në Fushë-Arrëz ende nuk është shuar, ndërkohë që ka filluar dhe ndërhyrja nga ajri. Raportohet se janë djegur rreth 200 ha sipërfaqe me pisha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY