Akuza për përdhunimin e 34 vjeçares, Ronaldo merr masa

Akuza për përdhunimin e 34 vjeçares, Ronaldo merr masa

118
0
Shares

Lajmi se futbollisti Ronaldo kishte përdhunuar një vajzë u përhap menjëherë dhe mbi sulmuesin tani rëndon një akuzë që ende nuk dihet a është e vërtetë.

Ishte revista gjermane ‘ Der Spiegel’ e cila shkruante duke botuar akuza të paligjshme nga një femër amerikane që pretendon se është përdhunuar nga ylli i futbollit portugez në vitin 2009.

Por avokatët e Cristiano Ronaldos thanë të premten se do të padisin revistën gjermane “Der Spiegel”.

Avokati i Ronaldos, Christian Schertz, tha në një deklaratë se raporti ishte ‘një raportim i papranueshëm i dyshimeve në fushën e privatësisë’ dhe se ai do të kërkonte dëmshpërblim ligjor për klientin e tij nga revista, shkruan DailyMail.

Revista tha se përdhunimi dyshohet se u zhvillua në qershor të vitit 2009 në një dhomë hoteli në Las Vegas, sipas Leslie Mark Stovall, avokat për viktimën e dyshuar, Kathryn Mayorga.

Ronaldo dhe Mayorga pastaj arritën një marrëveshje pa gjyq, sipas Stovall siç raportohet në revistë.Sipas tij, sipas Stovall, ajo kishte premtuar se kurrë nuk do të fliste më për akuzën dhe Ronaldo i pagoi asaj 375.000 dollarë.

Deklarata u dërgua në Reuters nga agjenti i Ronaldos, Gestifute, në përgjigje të një kërkese për koment mbi historinë e publikuar ‘Der Spiegel’. Gestifute nuk u përgjigj asnjë pyetje specifike në lidhje me përmbajtjen e raportit ‘Der Spiegel’, të cilin Reuters nuk ishte në gjendje të verifikonte në mënyrë të pavarur.

Ronaldo është një nga emrat më të mëdhenj në sportin botëror. Ai është emëruar lojtar i vitit pesë herë dhe u transferua te Juventusi nga Real Madrid këtë verë për 100 milionë euro. Klubi italian nuk pranoi të komentojë mbi raportin e revistës ‘Der Spiegel’.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY