Basha: Turp, Rama nuk ka ndjeshmëri për një vajzë të përdhunuar nga...

Basha: Turp, Rama nuk ka ndjeshmëri për një vajzë të përdhunuar nga banda e tij

96
0
Shares

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka komentuar reagimin e ftohtë të kryeministrit Rama lidhur me dhunën ndaj Xhisiela Malokut.

Në një postim në “Twitter”, Basha shkruan se Rama vijon të mbrojë dhunuesit dhe përdhunuesit.

Lideri i PD-së shkruan se Rama vijon planin kriminal dhe nuk ka asnjë gram ndjeshmërie për një vajzë të përdhunuar nga banda e tij.

Postimi i plotë

Edi Rama është i zhytur aq thellë në kalbësirën e krimit dhe drogës të pushtetit, sa nuk ka më asnjë gram ndjeshmërie prindërore për një vajzë të përdhunuar dhe të torturuar nga banda e tij.

TURP! Në vend që të mbrojë vajzën jetime, amniston përdhunuesin dhe kriminelët e grupit të tij parlamentar Taulant Balla dhe Rrahman Rraja, njësoj siç bëri me përdhunuesin Elvis Roshi dhe trafikantin e vajzave Arben Ndoka. Krimi shtetëror është projekti personal i Ramës.

Ne do ta çmontojmë nga rrënjët! Politika do të pastrohet nga krimi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY