Rama pranon dhunën ndaj Xhisiela Malokut, merr në mbrojtje policinë

Rama pranon dhunën ndaj Xhisiela Malokut, merr në mbrojtje policinë

106
0
Shares

Kryeminstri Edi Rama ka thyer heshtjen duke i kushtuar 4 rreshta ngjarjes të ndodhur në Fushë Krujë ku ish-oficeri rrëfeu për kërcënimin dhe për historinë e përdhunimit dhe dhunimit të vajzës nga djali i deputetit Rrahman Rraja.

Në një postim në rrjetet sociale, menjëherë pas daljes së ekspertizës e cila hedh poshtë çdo aludim se këto janë gënjeshtra, Edi Rama ka pranuar dhunën ndaj vajzës.

Ai shkruan se është e pafalshme dhuna, por dhe abuzimi politik me të.

Ndërsa nga ana tjetër, ka preferuar të mbrojë policinë në punën e saj. Sipas tij, policia ka bërë punën e saj, pa i bërë asnjë favor asnjë deputeti.

Reagimi i plotë

Dhuna ndaj vajzës është e pafalshme!Po aq i pafalshëm është abuzimi politik me vajzën.Policia ka bërë detyrën pa i bërë asnjë favor djalit të deputetit.Ata që hungërrijnë si derra në llucën e gërrgërreve politike e mediatike po ridhunojnë vajzën.Për ne askush s’është mbi ligjin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY