Kandidati për deputet i PS në Qarkun e Gjirokastrës, bashkia Memaliaj, Laert Duraj, ka reaguar pas fotos që ish-kryeministri Sali Berisha postoi në Facebook-un e tij ku denonconte rastin sipas të cilit “disa punonjës policie, të veshur me uniformë, kanë marrë pjesë në një takim elektoral”.
“Çunat e Krimit te Narko-Policise, ne takime elektorale te paraqitjes se Narko-Kandidateve!”, shkroi më herët Berisha.
Duraj, ka konfirmuar se ka qenë në të njëjtën tavolinë me oficerë policie. Duke hedhur poshtë akuzat e deputetit të PD, ai ka dhënë versionin e tij në po të njëjtin rrjet social.
Sipas kandidatit socialist për deputet, “foto është shkrepur më 2 maj, në festën e Teqesë së Çërrilës”, dhe i ka quajtur dashakeqësi të gjitha sajesat e ish-kryeministrit.
Statusi i plotë
Përshëndetje!
Dëshiroj t’Ju informoj në lidhje me lajmin e përhapur në disa portale, ku hamendësohet përfshirja e policisë në fushatën time zgjedhore si kandidat për deputet, Qarku Gjirokastër, Bashkia Memaliaj.
E vërteta është fare e thjeshtë. Foto është shkrepur në pasditen e datës 2 Maj, në festën e Teqesë së Çërrilës.
Unë ndihem shumë i nderuar që kam marrë pjesë në këtë festë si ftuar i Babait të Teqesë. Ashtu si e do tradita e zonës, dera është e hapur për të gjithë, ndërsa vendet përcaktohen nga i zoti i shtëpisë.
Kështu, çdo insinuate në lidhje me përfshirjen e policisë apo çdo lloj strukture tjetër policore është thjesht keqdashësi. Ndihem i habitur që vrulli për të njollosur këtë proces zgjedhor nuk ndalet as para Vendeve të Shenjta. Megjithatë, kam bindjen e plotë që ky proces do të jetë i pari brenda standardeve Europiane, duke na çuar drejt Shqipërisë Europiane, drejt Shqipërisë që duam.
Për më shumë mund të lexoni edhe …
FOTO/ Ish-Kryeministri denoncon: Polici e politizuar, ja si prezantohen kandidatët e PS
/web/FOTO_Ish_Kryeministri_denoncon_Polici_e_politizuar_ja_si_prezantohen_kandidatet_e_PS_38486_1.php
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/