Sulmoi Ilir Beqjen me vazo dhe gurë, policia dërgon autorin në spitalin...

Sulmoi Ilir Beqjen me vazo dhe gurë, policia dërgon autorin në spitalin psikiatrik

139
0
Shares

Janë mësuar  detaje te reja për sulmin që iu bë ish-ministrit te Shëndetësisë Ilir Beqja.

Është mësuar se kush ishte autori i sulmit i cili dhe ka lëshuar fjalë fyese. Policia thotë se ai është një 28 vjecar në krize akute psikike.

Ky shtetas është dërguar në Spitalin Nr.5 për mjekim dhe mbahet nën mbikqyrje nga shërbimet e Policisë.

Ndërkohë Gazeta Shqiptare ka publikuar dhe foto nga sulmi, ku mësohet se  Beqja është qëlluar me vazo me gure dhe është fyer.

Ngjarja ndodhi dje në orën 17:00, dhe deputeti i PS shoqërohej nga një makinë me targa diplomatike.

Njoftimi i policisë

Tiranë

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.2, arrestuan në kushtet e flagrancës shtetasin :

– Edison Osmenllari, 28 vjeç, banues në Tiranë.

I dyshuari i sëmurë mendor, në gjendje depresive, në bulevardin “Bajram Curri” ka thyer me sende të forta xhamat e dy mjeteve (mjetit tip “Benz” me drejtues shtetasin D. G., dhe mjetit tip “Tuareg” me drejtues shtetasin A. D.), dhe gjatë ndërhyrjes ka kundërshtuar punonjësin e rendit publik.

Ky shtetas aktualisht ndodhet në Spitalin Nr.5 për mjekim dhe mbahet nën mbikqyrje nga shërbimet e Policisë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Shkatërrim prone” dhe “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik”, parashikuar nga nenet 150 dhe 236/2 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY