Goli që i solli kryesimin, Partizani fitoi derbin me Tiranën

Goli që i solli kryesimin, Partizani fitoi derbin me Tiranën

96
0
Shares

Java e 6 në kategorinë Superiore u kryesua nga Partizani. Derbi historik që pritej prej kohësh u fitua nga skuadra e të kuqve.

Me një rezultat 1-0 ndaj bardhebluve në një 90 minutësh.  Gjithsesi, ajo që elektrizoi gjithë stadiumin ishin tifozët të cilët mesa duket i dhanë zemër skuadrës së tyre.

Pas minutave të para të kujdesshme ishte skuadra e Ze Marias që provoi të prishte ekuilibrat me Edon Hasanin por mesfushori shpërdoroi një shans që nuk do ti vinte kurrë më në derbi.

Partizani shënoi në minutën e 21 me Esat Malën. Mesfushori i të kuqve iu vodh prapavijës së bardheblkuve duke shënuar në një pozicion të vështirë pranë pikës së bardhë të penalltisë.

Trajneri Ze Maria bëri zëvendësime për të ndryshuar sadopak lojën, por skuadra nuk iu përgjigj si duhet dhe rastet mbetën sporadike dhe asnjëherë të rrezikshme.

Hila iu afrua golit të dytë për Partizanin por rrjeta e jashtme vetëm sa dha iluzionet e golit të dytë në derbi që nuk erdhi kurrë.

Partizani ruajti suksesin që i jep vendin e parë me 13 pikë, dy më shumë se Skënderbeu që luan të shtunën në Durrës ndaj Teutës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY