“Më përdhunoi dhe më mbylli gojën”, 34 vjeçarja fut në telashe Cristiano...

“Më përdhunoi dhe më mbylli gojën”, 34 vjeçarja fut në telashe Cristiano Ronaldon

127
0
Shares

Cristiano Ronaldo është i njohur për lidhjet e shumta të dashurisë, por rasti i fundit i rrëfyer nga një 34 vjeçare pritet të ndikojë jo pak te ylli i Juventusit. Kathryn Mayorga, thotë se futbollisti portugez e përdhunoi atë në një dhomë hoteli në Las Vegas, ndërsa më pas e pagoi për të mbyllur gojën. Sipas revistës gjermane “Der Spiegel” Ronaldo pagoi 375.000 dollarë për heshtjen e saj.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” i mohoi akuzat, duke këmbëngulur se seksi ishte konsensual. Avokati i Mayorga tani është duke vënë në pikëpyetje vlefshmërinë e një zgjidhje jashtë gjykatës të rënë dakord në Nevada, në të cilën Ronaldo thuhet se ka paguar 375,000 dollarë (323,000 euro) për heshtjen e saj.

“Der Spiegel” pohon se rasti i avokatit bazohet në një dokument që përmban rrëfimin e Ronaldos për atë që ndodhi më 12 qershor 2009.

Mayorga ka folur publikisht për herë të parë në lidhje me historinë e saj me sulmuesin e Juventusit, i cili në atë kohë ishte nën kontratë me Real Madrid, duke pretenduar se është përdhunuar pasi kaloi një mbrëmje me Ronaldo ndërsa ai ishte në pushime me kushëririn e tij dhe kunatin e tij në Las Vegas.

Mayorga gjithashtu përshkroi ngjarjet duke përshkruar se si Ronaldo ra në gjunjë dhe i kishte thënë se ishte “99 për qind” një “djalë i mirë” i lënë poshtë nga “një për qind”.

Një histori që pritet të trondisë jo pak humorin e yllit luzitan në prag të ndeshjes me Napolin në Seria A.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY