“Askush nuk i afrohet çunit të babit”, ish-kryetarja e FRESSH del kundër...

“Askush nuk i afrohet çunit të babit”, ish-kryetarja e FRESSH del kundër PS

237
0
Shares

Ish-kryetarja e Forumit Rinor të PS, Joleza Koka ka mbajtur një tjetër qëndrim, ndryshe nga subjekti politik që ajo përfaqësonte.

Referuar rastit të Xhisiela Malokut, e cila ka denoncuar djalin e deputetit të PS, Rrahman Rraja për dhunë dhe përndjekje, Joleza i del në krah vajzës dhe komenton qëndrimin e autoriteteve shtetërore.

Po ashtu, merr si shembull edhe një rast të ngjashëm në SHBA, i cili po dënohet për një akt dhune që ka ndodhur 35 vjet më parë.

Sipas Jolezës përmes një statusi në rrjetet sociale, ekspertiza ka vërtetuar se vajza është dhunuar, ndërsa “askush s’ka guxim t’i afrohet çunit të babit”.

POSTIMI I JOLEZA KOKES:

Ka ndodhur 35 vjet më parë!
Ka bërë një padrejtësi kur ishte adoleshent e megjithatë sot shteti amerikan është ngritur në këmbë në kërkim të së vërtetës.
Emri i kandidatit për gjykatën e lartë në USA, Brett Kavanaugh është në të gjitha mediat ndërkombëtare.
E gjithashtu politikanë, gazetarë, aktivistë, e gjithë bota është duke shprehur solidaritet dhe përgëzon guximin dhe kurajon e zonjës Ford e cila e ka denoncuar.
Në po të njëjtën ditë në vendin tonë, publikohet ekspertiza mjekoligjore, janë gjurmët e dhunimit akoma mbi trupin e një vajze që ska bër asnjë faj dhe askush nuk ka guxim ti afrohet çunit të babit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY