VIDEO/Policia “i ngec” ngjarjen e Fushë-Krujës prokurorisë, shmang arrestimin e djalit të...

VIDEO/Policia “i ngec” ngjarjen e Fushë-Krujës prokurorisë, shmang arrestimin e djalit të deputetit

268
0
Shares

Zv/drejtoresha e Përgjithshme e Policisë së Shtetit Drejtuese e Lartë Aida Hajnaj në një deklaratë për median, “flakë për flakë” pas asaj të drejtores së SHÇBA-së, Anila Trimi, i ka mëshuar “fajësimit” të oficerit Emiljano Nuhu.  Hajaj, ka shkuar edhe më tej, kur ia ka faturuar përgjegjësinë edhe Prokurorisë, për mosmarrjen në pyetje apo për ndonjë masë të mundshme sigurie, ndaj djalit të deputetit. Hajnaj, nje grua ne krey te policise, nuk ka thene asnje fjale rreth faktit se Xhisieles nuk ia pranuan denoncimin tri here dhe u detyrua te vinte ne Tirane per te denoncuar.

Me tej, Hajnaj ka anashkaluar një përgjigje të mundshme, pse djali i deputetit, i shpallur në kërkim, nuk ishte arrestuar…

Zv/drejtoresha e Përgjithshme e Policisë së Shtetit Drejtuese e Lartë Aida Hajnaj në deklaratë për median.

Jemi sot këtu për të informuar lidhur me veprimet e Policisë së Shtetit në trajtimin e çështjes që lidhet me shtetasen Xhisiela Maloku.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së shtetit, përmes Drejtorisë së Standardeve kreu një hetim administrativ të të gjithë veprimeve të kryera nga strukturat e Policisë së Shtetit në trajtimin e kësaj çështje.

Në përfundim të këtij procesi sqarojmë në mënyrë kronologjike se:

Pasditen e datës 21 Korrik 2018 rreth orës 17, pranë Komisariatit Nr. 3 në Tiranë është paraqitur shtetasja Xhisiela Maloku e cila ka depozituar kallëzim ndaj shtetasit Rexhep Rraja për përndjekje dhe kanosje me mesazhe telefonike.

Për shkak të përgjegjësisë territoriale të vendbanimit kësaj shtetaseje, në të njëjtën ditë në orën 21.40 pranë Stacionit të Policisë së Fushë-Krujës, shtetasja Xhisiela Maloku është thirrur nga Oficeri i Policisë Gjyqësore Gentian Çitozi për të dhënë deklarimin e saj lidhur me ngjarjen. Kjo është bërë publike edhe nga komunikata ditore e Policisë së Shtetit e datës 22. 07. 2018 të cilën mund ta verifikoni në çdo moment duke vizituar faqen e internetit të Policisë së Shtetit.

Oficeri i policisë Çitozi, nuk ka vepruar në përputhje me Kodin e Procedurës Penale për marrjen në pyetje të një shtetasi, pasi prezent ka qenë edhe shtetasi Rexhep Rraja i cili është personi nën hetim, me pretendimin se palët janë pajtuar midis tyre.

Për këtë arsye oficeri Çitozi është pezulluar nga eprorët e tij, në këtë rast nga Shefi i Komisariatit dhe është referuar në Prokurori nga SHÇBA.

Ditën e Hënë më datë 23. 07. 2018 çështja e shtetases Maloku është referuar në Prokurori. Në këtë moment çështja kaloi nën kompetencë të Prokurorisë dhe prokurorja duke e pasur tanimë çështjen nën kompetencën e saj, vendosi që këtë procedim t’ia kalojë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme oficerit të policisë Emiljano Nuhu, në datën 27. 07. 2018.

Oficeri i Policisë Emiljano Nuhu, ka filluar të kryejë veprime me këtë çështje pas kësaj date. Në zbatim të urdhrit të delegimit nga Prokurorja nga 11 detyra ka zbatuar vetëm 4 prej tyre.

Në asnjë prej këtyre detyrave të zbatuara, nuk është kryer marrja në pyetje e personit nën hetim Rexhep Rraja.

Sqarojmë se marrja në pyetje e shtetasit Rexhep Rraja, marrja e tabulateve si dhe kqyrja e telefonit për këtë shtetas, ka qenë detyra e parë e deleguar nga Prokurorja e çështjes, dhe që nuk janë zbatuar.

Pavarësisht kërkesës për heqje dorë nga kallëzimi i vet shtetases Maloku dhe kërkesës për ta tërhequr denoncimin, drejtuesi i Komisariatit të Policisë Krujë, duke vlerësuar rëndësinë e këtij kallëzimi dhe duke vlerësuar faktet dhe rrethanat e tjera të lidhur me to, nuk ka lejuar ndërprerjen e hetimit.

Pra, ndryshe nga sa paraqitet në media, shtetasja Maloku është tërhequr nga kallëzimi kurse policia nuk është tërhequr nga hetimi i çështjes.

Madje brenda 24 orëve ka vazhduar procedurën me Prokurorinë. Çdo masë sigurie, ndalimi ose arrestimi i tij, që pretendohet se mund të merrej ndaj shtetasit R. Rraja nuk janë kompetencë e Policisë së Shtetit. Ligji jua njeh këto të drejta vetëm Prokurorit dhe Gjykatës.

Në respekt të publikut sqarojmë se shtetasja Maloku është mirëpritur dhe trajtuar me përparësi nga policia. Situatat e krijuara nga tërheqja e denoncimit të shtetases, nuk i kanë dhënë policisë mundësi ligjore për të ofruar urdhrin e mbrojtjes.

Në përmbledhje të sa më sipër:

– Oficeri i Policisë Gjyqësore Gentian Çitozi është pezulluar nga detyra dhe është proceduar penalisht për shkelje të procedurave standarde të punës së oficerit të policisë;

– Pavarësisht se shtetasja Maloku ka tërhequr denoncimin dhe në çdo rast policia duhej të kishte ndaluar hetimin, policia jo vetëm që nuk e ka ndaluar hetimin por për shkak të vlerësimit të situatës Policia e ka referuar çështjen në Prokurori.

– Policia e Shtetit i ka kryer të gjitha veprimet hetimore dhe çështja është tashmë nën hetim nga Prokuroria.

I gjithë dokumentacioni konform Kodit të Procedurës Penale gjendet në dosjen hetimore.

Policia e Shtetit është e vendosur për përmbushjen e misionit ligjor për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve dhe veçanërisht të garantojë mbrojtjen e duhur ndaj grave dhe vajzave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY