Rreh gruan në prani të fëmijëve, policia arreston 36 vjeçarin e dhunshëm

Rreh gruan në prani të fëmijëve, policia arreston 36 vjeçarin e dhunshëm

137
0
Shares

Dhuna në familje shënon rritje të frikshme në Shqipëri. Rastet vazhdojnë të bëhen publike dhe ndërkohë nuk vihet re marrja e masave për pakësimin e tyre.

Një rast i fundit është shënuar në Fier. Policia e Fierit ka vënë në pranga një 36-vjeçar pasi akuzohet për dhunë në familje.

Sipas të dhënave zyrtare, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin Aleksandër Shera, 36 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases A.SH., 27 vjeçe, në prani të fëmijëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY