DETAJE/I vendosin flakën shtëpisë së oficeres, vjehrra me plagë në trup

DETAJE/I vendosin flakën shtëpisë së oficeres, vjehrra me plagë në trup

171
0
Shares
Foto Ilustruese

Disa persona të panjohur i kanë vënë flakën derës së shtëpisë së një oficere.

Bëhet fjalë për oficeren gjyqësore pranë Prokurorisë së Elbasanit, Laura Boçi.

Sipas Newsbomb.al autorët kanë sulmuar dhe dhunuar banesën e saj në Gramsh. Flakët janë përhapur me shpejtësi ndërsa familja ka qenë në gjumë.

Si pasojë e flakëve ka pësuar djegie në trup vjehrra e oficeres e cila është dërguar me urgjencë në spital.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Holta”, pas bashkisë së qytetit të Gramshit ndërsa motivet e kësaj ngjarje tronditëse nuk bëhen ende me dije.

Hetimet kanë nisur menjëherë por nuk ka ende asnjë autor të identifikuar dhe një njoftim zyrtar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY