Letra e nënës për Kuvendin: Çmimi i shtrenjtë i ilaçit, po më...

Letra e nënës për Kuvendin: Çmimi i shtrenjtë i ilaçit, po më vret djalin e vetëm

118
0
Shares

Një nënë nga Tirana i ka dërguar një letër Parlamentit të Shqipërisë dhe Komisionit të Ligjeve për shëndetësinë, duke i kërkuar ndihmë që të mos humbasë djalin e vetëm.

Suzana Mehmeti e ka shkruar letrën duke treguar se djali i saj vuan nga një virus, ai i H/B, ku nga i njëjti virus ka humbur djalin e parë dhe nuk dëshiron të ketë të njëjtin fat dhe me djalin tjetër.

Problemi më i madh që zonja ka është se gjendet në udhëkryq për shkak se nuk  gjen dot më mjekim. Iilaçin që ia jepnin falas në vitin 2013-2014, tashmë e gjen me çmim 21 mijë lekë të reja, gjithashtu ilaçi prodhim europian nuk gjendet fare në farmaci, pasi është zëvendësuar me një tjetër, prodhim turk.

Në një postim në Facebook,  Spahia ka postuar letrën e shkruar nga Suzana Mehmeti.

”Kjo eshte pasqyra me e qarte e pseudo shendetesise falas dhe politikave sociale te kesaj mazhorance”, shkruan Sahia ai në Facebook.

LETRA E PLOTË

Letër Parlamentit të Shqipërisë
Komisionit të Ligjeve për Shëndetësinë
Të nderuar deputetë të këtij komisioni:

U detyrova të shkruaj se jam në udhëkryq për shëndetin e djalit tim të vetëm që më ka mbetur!
Djali vuan nga H/B dhe sipas ligjit në fuqi mjekohet me kartelë spitalore prej rreth 5 vjetësh. Mjekimi ka ecur mirë deri në muajin maj 2018 pasi në këtë muaj hyri në fuqi lista e re e rimbursimit të barnave, në të cilën ilaçi (VIREAD) u rendit si alternativë e fundit me çmimin më të shtrenjtë prej 21.300 lekë të reja/muaj, e pa përballueshme për një kryefamiljar që paguhet 22.000 lekë të reja në muaj. E them këtë sepse alternativa e ilaçit turk nuk i bën efekt, e provuar 6 muaj në vitin 2015. Mjekët dhe fondi i barnave me të cilët kam kontaktuar disa herë në të gjitha institucionet edhe me portalin e bashkëqeverisjes më janë përgjigjur që ky është ligji. Alternativa falas dhe me bashkë pagesë siç e theksova dhe më lart nuk bëjnë efekt, alternativë europiane nuk ka përveç viread-it që kushton shtrenjtë.

Për sqarim: Në vitin 2013-2014 ky ilaç është marrë falas (VIREAD-i). Në 2015 është marrë me 7.500 lekë të reja. 2016 me 10 000 lekë të reja deri në 2017 me 5.400 lekë të reja dhe në maj të 2018 me 21.300 lekë të reja. Përveç ilaçeve problem janë dhe analizat. Dy analiza 6-mujore dhe 1-vjetore kushtojnë 23.000 lekë të reja pasi nuk bëhen në spitale shtetërore dhe janë të detyrueshme për të marrë mjekimin. Ligji na thonë se është evropian. Mjekimi na imponohet aziatik.

I kërkoj këtij komisioni si nënë e një djali të vetëm, e cila ka humbur një djalë nga H/B duke mos u mjekuar, të rishikohet ky ligj dhe të ketë klauzola për raste të veçantë, si në rastet e djalit tim që nuk i bën efekt ilaçi turk. Sigurisht kjo kërkon sugjerimin e mjekut në mënyrë që djali im mos të mbetet pa mjekimin e duhur se ky virus prodhon kancerin e mëlçisë.

Ishte bërë progres në 2017 që Viread-i u bë 5.400 lekë të reja në muaj, pse u kthye mbrapsht duke mos futur asnjë alternativë evropiane në mjekim?
Ju lutem lexojeni këtë letër dhe mendoni sikur ky hall të ishte i juaji. Për çdo paqartësi jam në dispozicion.
Mbetem me shpresë për të marrë një përgjigje nga ju.
Suzana Mehmeti

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY