Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim njërin nga autorët e atentatit të ndodhur pak ditë më parë në zonën e Kinostudios në Tiranë, ku Dejvis Rustemaj, 26 vjeç mbeti i plagosur, pasi u qëllua me armë nga dy persona që lëviznin me motor. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:20, pranë një xhamie, në rrugën “Xhanfize Koko”.
“Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për veprat penale ‘Vrasja me paramendim’ e mbetur në tentativë dhe ‘Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake, më datë 06. 05. 2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit B. S., vjeç 31, banues në Tiranë. Ai akuzohet në bazë të neneve 78, 22 e 278 të Kodit Penal”, bëjnë të ditur zyrtarisht burimet e Policisë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/