Goditi me thikë në kokë gjyshen, nipi pranon krimin: Nuk kemi shkuar...

Goditi me thikë në kokë gjyshen, nipi pranon krimin: Nuk kemi shkuar mirë, kishim debate

128
0
Shares

Nipi ka pranuar krimin e rëndë brenda familjes në Durrës. Redmon Gruda në polici ka deklaruar se gjyshen e goditi në gjaknxehtësi e sipër pasi kishin debate të vazhdueshme.

“E godita në gjaknxehtësi e sipër. Me gjyshen kishim debate të vazhdueshme, pasi jetonim të ndarë brenda shtëpisë”, ka rrëfyer ai para policisë. 

I riu akuzohet se  ka vrarë gjyshen e tij 81-vjeçare Floresha Shkurti, ngjarje e ndodhur mesditën e djeshme kur dhe 81 vjeçarja u gjet pajetë në banesën e saj.

Gruda ka pranuar autorësinë e krimit.

Sipas BallkanWeb, pasi u shoqërua në polici, i riu rrëfeu para hetuesve të çështjes se pas vdekjes së babait, ai dhe nëna e tij ishin detyruar që të jetonin tek gjyshja, me të cilën thotë se kishin debate të vazhdueshme.

“Që kur vdiq babai nuk kemi shkuar mirë me gjyshen. Dje kemi patur një debat që çoi në këtë akt ekstrem”, tha Gedmon Gruda.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY