Rasti i Nuhut dhe Zaganit, ish-ministri: Përvoja tregon se oficerët që denoncojnë,...

Rasti i Nuhut dhe Zaganit, ish-ministri: Përvoja tregon se oficerët që denoncojnë, kanë të drejtë…

108
0
Shares

Ish-ministri Ylli Manjani ka reaguar lidhur me rastin e ish-oficerëve Emiljano Nuhu dhe Dritan Zagani, të cilët janë larguar nga Shqipëria pas denoncimeve të krimeve, ku  shteti përfshihet.

Në një status në rrjetet sociale, Manjani shkruan se përvoja ka treguar se deri tani oficerët që denoncojnë kanë patur të drejtë, ndërsa Rilindja i ndëshkon, duke i akuzuar se duan të përfitojnë ‘azil politik’.

Ja çfarë shkruan Manjani:

“Emiljano Nuhu është i dyti oficer policie pas Dritan Zaganit, që denoncon një krim shtetëror!

Në të dy rastet Rilindja ndëshkon denocuesit, me të njëtën metodë e teknologji. Madje edhe me të njëjtat fjalë: “e bëjnë për azil”… Përtojnë të shkruajnë, thjesht ndryshojnë emrat e deklaratave të mëparshme!

Kulmi! Përvoja tregon se oficerët që denoncojnë, kanë të drejtë… Ky është degjenerim ekstrem i pushtetit që sillet si pushtues!”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY