Gjyshja vritet nga nipi, policia zbardh vdekjen e të moshuarës në Durrës

Gjyshja vritet nga nipi, policia zbardh vdekjen e të moshuarës në Durrës

166
0
Shares

Ngjarja e djeshme në qytetin e Durrësit, ku u gjet një grua pajetë në banesë,është zbardhur plotësisht, dhe nuk ka qënë aksidentale.

Gruaja 83 vjeçare u godit nga nipi. Policia njofton se ka arrestuar nipin 21 vjeçar si të dyshuarin kryesor, i cili ka goditur disa herë me thikë në kokë gjyshen e tij, derisa ajo ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

NJOFTIMI I POLICISË

Policia e Durrësit zbardh dhe dokumenton ngjarjen ndodhur ditën e djeshme në lagjen Nr.16 ku u gjet pa jetë në banesë shtetasja F.Sh
 

Arrestohet nipi 21 vjeçar si autori i dyshuar i ngjarjes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës pas një pune të mirëfilltë hetimore kanë bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes së ndodhur në lagjen Nr.16 ku u gjet e vdekur në banesë shtetasja F.Sh. 81 vjeçe.
Është arrestuar në flagrancë nipi i shtetases së mësipërme si autor i dyshuar i ngjarjes, shtetasi Redmon Gruda, 21 vjeç, banues në Durrës.

Gruda, dyshohet se mesditën e datës 27.09.2018, por motive të dobëta ka goditur disa herë me thikë në kokë gjyshen e tij, e cila si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, parashikuar nga neni 79/c të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY