Itali, tatuazhet e shqiptarit ndihmojnë policinë të zbulojë grupin kriminal

Itali, tatuazhet e shqiptarit ndihmojnë policinë të zbulojë grupin kriminal

101
0
Shares

Operacioni i policisë italiane”Rosa dei venti”, arriti të finalizohej me sukses duke marrë indicien nga tatuazhet që kishte në dorë dhe qafë shqiptari Dranoel Ndoja, i cili thuhet se është i dyshuari kryesor i grupit.

Një operacion i madh në Itali ka bërë të mundur ndalimin e një grupi që merrej me trafikimin e drogës.

Bilanci ka qënë tre të arrestuar, dy të denoncuar, 11 në kërkim si dhe 30 të tjerë nën vëzhgim.

Aksioni policor i ushtruar dje nga policia italiane ne Macerata, sekuestroi 4 kg drogë, mes tyre hashash, marijuanë, dhe kokainë.

Hetimet për këtë grup kriminal nisën në 2017, duke përdorur përgjimet telefonike dhe monitorim me sistemin GPS.

Pas disa muajsh hetimesh, përveç Ndojas u arrestuan edhe dy shtetas të tjerë, Carlo Raimondi dhe Michal Radejovsky.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY