Kërcënoi administratorin e firmës, kush është Lavdrim Tufa: U lirua nga...

Kërcënoi administratorin e firmës, kush është Lavdrim Tufa: U lirua nga burgu 2 muaj më parë

243
0
Shares

Personi i cili kanosi një administrator të një firme private në Tiranë ishte dënuar më parë për vrasje.

Bëhet fjalë për Lavdrim Tufa, i cili është arrestuar nga ana e Policisë ditën e sotme.

Kujtojmë se shtetasi Lavdrim Tufa, 37 vjeç, banues në Tiranë, është i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja”.

Tufa ka qenë i dënuar për vrasjen e Mirit të Xhikes, ndërsa u lirua dy muaj më parë nga burgu. Mbetet e paqartë lirimi i tij sa kohë që ka një dënim prej 20 vitesh burg.

Ky shtetas, i ka kërkuar shumën prej 90 000 euro duke e kanosur administratorit të një firme private, me pretendimin se ky i fundit kishte detyrime ndaj shtetasit italian P. E., 50 vjeç.

Ndërkohë, për këtë ngjarje, në kërkim janë shpallur edhe 2 shtetas të tjerë dhe po punohet për kapjen e tyre. Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet P. E., 50 vjeç, banues në Itali dhe A. G., 49 vjeç, banues në Durrës.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit L. T., u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një antiplumb.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY