Ish-oficeri Nuhu i kujton historinë gazetarit Hoxha: Për sa e shite informatorin...

Ish-oficeri Nuhu i kujton historinë gazetarit Hoxha: Për sa e shite informatorin tek bandat, ti e di mirë…

135
0
Shares

Gazetari investigativ Artan Hoxha publikoi foto ku në to pretendohej se ishte ish-oficeri Dritan Zagani bashkë me ish-nënkomisarin Emiljano Nuhu në Gjenevë të Zvicrës, ndërsa pyeste se çfarë i lidhte bashkë ata.

Pas publikimit të fotos, vetë oficeri Nuhu i ka komentuar Hoxhës në rrjetin e tij social “Facebook”.

Komenti në fakt është në formë akuze, teksa Nuhu i drejtohet Hoxhës se po përdor famën për të mbrojtur grupet kriminale.

Po ashtu ai akuzon gazetarin se pasi ky i fundit shiti informatorin e tij Landin e Mirasit, duke ia dorëzuar gripit kriminal që kultivonte kanabis në Korçë, e për pasojë ai u vra dhe për këtë do ti japë prova.

REAGIMI I EMILJANO NUHUT:

Z. Artan Hoxha, une te njohe shume mir cfare ke bere! u bere i famshem si gazetar, dhe kete fam po e perdore per te mbrojtur Grupet Kriminale duke perfituar prej tyre. do te kujtoj nje histori te vogel, (A te kujtohet sa e shite informatorin Landin e Mirasit tek grupi kriminal qe kultivonte kanabis ne rrethin e korçes,) do te jap prova qe ti ja bleve informacionin Landit te Mirasit per 3000 euro dhe e vrave duke e shitur tek Grupi Kriminal). Mos me ngatërro me politiken unë jam oficer karriere po tregoj nje ngjarje te vertetë, qe ti e di shume mirë si ka ndodhur por nuk e pranon dot të verteten.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY