Dëshmia e ish-oficerit Emiljano Nuhu, Prokuroria nis hetimet

Dëshmia e ish-oficerit Emiljano Nuhu, Prokuroria nis hetimet

111
0
Shares

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për dëshminë e ish-oficerit të Krujës i cili rrëfeu për kërcënimin me armë ndaj tij nga socialistët, teksa kërcënimi sipas ish policit ka ndodhur pas denoncimit nga Xhensila Maloku për kanosje e dhunë seksuale.

Mësohet se prokuroria e Tiranës ka administruar në dosje materialin filmik dhe zanor me dëshminë e ish-oficerit Emiljano Nuhu.

Sipas Prokurorisë, hetimet do të përqëndrohen tek  verifikimi i rrethanave të paraqitura në dëshmi. Ndërkohë që grupi i hetimit pritet të këqyrë regjistrin e hyrje-daljeve të Komisariatit të Policisë së Krujës.

Ish-oficeri i policisë së Fushë Krujës, Emiliano Nuhu deklaron se është kërcënuar me jetë në zyrë nga djali i deputetit Rrahman Rahja në prani të deputetit Taulant Balla dhe kreut të bashkisë Krujë, Artur Bushi.

Deputeti i PS Taulant Balla, në një deklaratë ditën e djeshme e ka mohuar të gjitha akuzat, duke i konsideruar si inskenim nga ana e opozitës.

Gjithashtu dhe personat e tjerë të përmendur në dëshmi, deputeti Rrahja dhe Bushi mohojnë të kenë qënë në komisariat atë ditë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY