Përdhunimi i vajzës, deputetja e indinjuar: Skandal, duhet të na ngrejë në...

Përdhunimi i vajzës, deputetja e indinjuar: Skandal, duhet të na ngrejë në revoltë

148
0
Shares
Dhurata Çupi

Deputetja e PD, njëkohësisht përfaqësuese e Aleancës së Grave deputete, Dhurata Çupi ka reaguar me plot indinjim për denoncimin e ish oficerit në Fushë-Krujë, sipas të cilit djali i deputetit të PS Rraham Rrahja ka përdhunuar një vajzë e cila e ka denoncuar disa herë këtë ngjarje në polici dhe politikanët e kanë mbyllur si çështje.

Përmes një postimi në Facebook, deputetja thotë se përdhunimi i vajzës së re nga Fushe-Kruja është një ngjarje që duhet të na ngrejë në revoltë.

Reagimi i plotë:

Si përfaqësuese e Aleancës së Grave deputete jam thellësisht e indinjuar nga një ngjarje që ka tronditur cilëndo nënë që po rrit një vajzë në këtë vend mes frikës se krijesa e saj do të përballet me një makabritet të tillë.

Djegia e trupit me cigare dhe përdhunimi i vajzës së re nga Fushe-Kruja është një ngjarje që duhet të na ngrejë në revoltë. Nuk është vetëm veprimi skandaloz që është kryer nga djali i një ligjvënësi shqiptar por edhe sjellja dhe mbrotja që i ka vënë në dispozicion dhunuesit të saj.

Kjo është skandal përtej skandalit që thellon frikën duke mbyllur gojën përpara një pushteti që sdi të ndalet në anën cnjerëzore të tij edhe për ngjarje të tilla. Kjo situatë nuk mund të pranohet. Institucionet përgjegjëse duhet të veprojnë në zbatim të ligjit dhe jo të ndikimit nga individë në pushtet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY