Nuk i mjaftuan lekët, i riu nga Gramshi vjedh dhe depozitën e...

Nuk i mjaftuan lekët, i riu nga Gramshi vjedh dhe depozitën e ujit

114
0
Shares
Foto Ilustruese

Vodhi disa lekë, por nuk u mjaftua me to, shkoi të vidhte dhe depozitën e ujit.

Një 27-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka vjedhur një shumë parash në një lokal në Gramsh.

Ngjarja në fjalë ndodhi në fshatin Kotorr.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Adriatik Vlashi, banues në fshatin Gjergjovin. Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se në fshatin Kotorr ka vjedhur disa para në lokalin e shtetasit M.K., 28 vjeç, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu më datë 13.09.2018, dyshohet se ky shtetas ka vjedhur depozitën e ujit të shtetasit Xh.H.,banues në fshatin Kabash, Gramsh. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Vjedhja”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY