Dëshmia e ish-oficerit, flet për herë të parë deputeti Rraja: Vajza e...

Dëshmia e ish-oficerit, flet për herë të parë deputeti Rraja: Vajza e kreu denoncimin nga xhelozia

149
0
Shares

Deputeti i PS në qarkun e Durrësit Rrahman Rraja mohoi dje akuzat e ngritura nga ish-nënkomisari i Stacionit të Policisë së Fushë-Krujës, Emiljano Nuhu.

Në një intervistë për “Panorama”, deputeti u shpreh se nuk e ka takuar asnjëherë më parë oficerin e policisë dhe i cilëson akuzat si një sajesë.

Unë nuk e njoh fare këtë person dhe as nuk kam shkuar ndonjëherë në zyrën e tij. Gjithçka që ai thotë është një sajesë, ndoshta për të përfituar azil politik”, u shpreh deputeti, ndërsa tregon edhe precedentin e djalit të tij që lidh me Stacionin e Policisë së Fushë Krujës.

Djali ka patur një problem me një vajzë para dy vitesh me të cilën u nda sepse u lidh me një tjetër. Kjo ndarje është sqaruar në Komisariat. Në fakt, ajo ka bërë një deklaratë, dy ditë pasi ish-kryeministri Sali Berisha bëri postimin e tij në ‘facebook’ duke thënë se familja ime është e respektueshme në rrethin e Krujës dhe se me këto postime duan t’i ulin dinjitetin. Ajo kishte thënë se problemet që ka patur i kishte zgjidhur me djalin tim”, tha Rraja, i cili sqaron në versionin e tij se vajza e nxitur  nga xhelozia ka bërë një denoncim të cilin më pas e ka tërhequr.

“Denoncimin e kreu nga xhelozia se djali im u lidh me një tjetër. Këtë kallëzim ajo e sqaroi përsëri në komisariat”, shton deputeti socialist.

Po ashtu, ai ka mohuar edhe akuzat se në Stacionin e Policisë ka qenë me vëllanë dhe kreun e bashkisë, Artur Bushi.

“Jo, jo as që bëhet fjalë. Nuk e di pse është shprehur kështu ish-nënkomisari, por nuk e kam takuar asnjëherë”, tha Rraja.

Zbardhur nga Gazeta Panorama

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY