Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se është një krim monstruoz ajo që ka ndodhur me djalin e deputetit socialist, Rrahman Rrahja, ndërsa shtoi se para drejtësisë duhet të dalin edhe pushtetarët që i dhanë mbrojtje shtetërore këtij krimineli.
Basha e konsideroi Taulant Ballën si një politikan bandit të zhytur në botën e krimit, ndërsa kërkoi nga institucionet ndërkombëtare që të mos heshtin, siç heshtën sipas tij për drogën.
Basha: Është një krim monstruoz. Para drejtësisë duhet të dalin edhe pushtetarët që i dhanë mbrojtje shtetërore këtij krimineli, Rrahman Rrahja, Artur Bushi dhe Taulant Balla, një politikan bandit i zhytur në botën e krimit.
Ky krim i rëndë i mundësuar dhe i mbrojtur nga funksionarët më të lartë të shtetit është këmbana e alarmit për të gjithë shoqërinë që tashmë jeta e çdo kujt është e rrezikuar nga kriminelët e rrugës që mbrohen nga kriminelët e shtetit.
Ju bëj thirrje grave dhe vajzave që të mos heshtin ndaj dhunimit të një vajze të pambrojtur.
Vetëm forca e njerëzve të bashkuar mund t’i bëjë ballë dhe të mposhtë diktaturën e krimit. I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar që të mos mbyllë sytë sërish.
Heshtja dhe iluzionet e rreme mundësuan drogën dhe krimin në politikë por sot kjo heshtje rrezikon përplasje shoqërore.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/