Dëshmia tronditëse e oficerit Nuhu, Basha:Krim monstruoz, Balla, politikan bandit

Dëshmia tronditëse e oficerit Nuhu, Basha:Krim monstruoz, Balla, politikan bandit

106
0
Shares

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se është një krim monstruoz ajo që ka ndodhur me djalin e deputetit socialist, Rrahman Rrahja, ndërsa shtoi se para drejtësisë duhet të dalin edhe pushtetarët që i dhanë mbrojtje shtetërore këtij krimineli.

Basha e konsideroi Taulant Ballën si një politikan bandit të zhytur në botën e krimit, ndërsa kërkoi nga institucionet ndërkombëtare që të mos heshtin, siç heshtën sipas tij për drogën.

BashaËshtë një krim monstruoz. Para drejtësisë duhet të dalin edhe pushtetarët që i dhanë mbrojtje shtetërore këtij krimineli, Rrahman Rrahja, Artur Bushi dhe Taulant Balla, një politikan bandit i zhytur në botën e krimit. 

Ky krim i rëndë i mundësuar dhe i mbrojtur nga funksionarët më të lartë të shtetit është këmbana e alarmit për të gjithë shoqërinë që tashmë jeta e çdo kujt është e rrezikuar nga kriminelët e rrugës që mbrohen nga kriminelët e shtetit. 

Ju bëj thirrje grave dhe vajzave që të mos heshtin ndaj dhunimit të një vajze të pambrojtur. 

Vetëm forca e njerëzve të bashkuar mund t’i bëjë ballë dhe të mposhtë diktaturën e krimit. I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar që të mos mbyllë sytë sërish. 

Heshtja dhe iluzionet e rreme mundësuan drogën dhe krimin në politikë por sot kjo heshtje rrezikon përplasje shoqërore. 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY