Zbulohet Letra/ Ish-oficeri: Si tentoi të më ekzekutojë deputeti i PS përmes...

Zbulohet Letra/ Ish-oficeri: Si tentoi të më ekzekutojë deputeti i PS përmes Durim Bamit

241
0
Shares

Dëshmitë e publikuara sot në media të ish-oficerit të policisë, Emiljano Nuhu, duket se janë edhe më të thella.

Konflikti i tij me deputetin socialist, Rrahman Rrahja nisi pas denoncimit të një vajze në Komisariatin e Fushë Krujës që pretendonte se ishte përdhunuar nga djali i deputetit.

Oficeri ka dorëzuar një letër prej disa faqesh pranë drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, duke kërkuar dorëheqjen nga posti i nënkomisarit.

Letra i vihet në dijeni edhe kryeministrit Rama, Presidentit Meta si dhe kryeprokurores Marku.

Midis të tjerash, në letër Emiljano Nuhu thotë se kishte marrë informacione se deputeti socialist, Rraja kishte kontaktuar me Durim Bamin nga fshati Nikël i Krujës dhe i kishte kërkuar atij ta ekzekutonte. Informacionin, oficeri i policisë e ka marrë më datë 12 të këtij muaji.

‘Më datë 12.09.2018, kam marrë informacion nga rrjeti im sekret që deputeti Z.Rrahman Rraja, ka kontaktuar me shtetasin Durim Bami dhe i ka kërkuar që të më ekzekutojë, pasi unë po i hapja shumë probleme dhe po e dëmtoja politikisht deputetin. Ai është shprehur që me kaq probleme që më ka hapur oficeri Emiljani Nuhu, unë nuk shkoj dot në Parlament. Shtetasi Durim Bami e ka marrë përsipër ekzekutimin tim. I gjetur në kushte të tilla, i lënë në dorën e fatit nga shteti u largova menjëherë dhe për sigurinë time dhe të familjes kërkoj të lirohem nga Policia e Shtetit”,shkruan Nuhu në fund të letrës së dorëheqjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY