Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e konsideroi skandali dhe ngjarje shumë të rëndë, atë që i ka ndodhur një oficeri policie gjyqësore në burgun e Fushë Krujës, të cilit sipas deklarimeve të tij i është vënë pistoleta në kokë për të mos pranuar denoncimin e një vajze që ishte përdhunuar nga djali i deputetit socialist, Rrahman Rrahja.
Kryemadhi:
Sot ka ndodhur një skandal tjetër i radhës. Një ish-oficer i policisë gjyqësore ka denoncuar se si ditën për diell në mes të komisariatit të policisë Fushë Krujë i është vendosur pistoleta në kokë për të mos pranuar kallëzimin e një vajze të re, jetime, e cila ishte rrëmbyer dhe përdhunuar nga djali deputeti.
Kjo është shumë e rëndë. Unë mezi pres nga këto shoqatat për të drejtat e grave, të cilat bëjnë projekte pa fund, me zi po pres të shikoj gjithë ato personazhe publike që flasin në televizione ndaj dhunës ndaj grave, me zi pres deklaratat e tyre në përkrahje të kësaj vajze, e cila është jetime, e cila e ka të pamundur mbrojtjen e saj nga familjarët, e cila ka qenë viktimë e dhunës apo epsheve të një djali socialisti më të përkëdhelur se ç’duhet.
Më e tmerrshmja është që pistoleta në kokë i vihet në prezencë të kryetarit të Bashkisë dhe të një deputeti, kolegut tonë. Ky vend është kthyer në një bandë. Njerëzit do të vendosin vetëgjyqësi. Sot e bëjnë me një vajzë që nuk ka babain, por nesër mund ta bëjnë me fëmijët tanë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/