FOTO GALERI/ “Alo…, alo…, takohemi në një nga vendet e BE”, fillon...

FOTO GALERI/ “Alo…, alo…, takohemi në një nga vendet e BE”, fillon shpërngulja e call center-ave

117
0
Shares

Senati italian miratoi më 6 dhjetor ligjin që shtrëngon kushtet për zhvendosjen e kompanive call center që ushtrojnë aktivitet në një territor jo të Bashkimit Europian. Ps këtij vendimi, duket se efektet e tij mbërritën në Shqipëri, pavarësisht paralajmërimit të ambasadorit italian në Tiranë Alberto Cutillo, se ky ligj nuk rrezikonte mbylljen e tyre në Shqipëri, por thjesht do të vendosen rregulla të reja.
foto-2-2-454x3502Ajo që është fotografuar sot në Tiranë tregon krejt të kundërtën.
Gazetari Flamur Vezaj ka publikuar disa foto që tregojnë se shpërngulja e call center-ave ka nisur.
Në fotot e publikuara nga ai duket se këto kompani kanë nxjerrë në rrugë mobiljet e zyrave, ndoshta për tu shpërngulur në një vend brenda BE-së, për të ruajtur nivelin e përshtatshëm të marzhit të fitimit.
foto-2-2-454x3501Është folur shpesh edhe nga drejtuesit e këtyre kompanive në Itali se call center-at nuk do kthehen më atje, po do shpërngulen me shumë mundësi në Rumani, një vend i BE-së, ku edhe kostoja e punës është më e ulët.
Sipas të dhënave nga Tatimet, në Shqipëri deri në fund të vitit 2015 numëroheshin 847 kompani me mbi 25 mijë të punësuar. Por sa rrezikojnë ata? Kjo është pyetja që na shqetëson të gjithëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY