EKSLUZIVE/Deputeti dhe banda e tij i vendosin armën në kokë oficerit dhe...

EKSLUZIVE/Deputeti dhe banda e tij i vendosin armën në kokë oficerit dhe e kërcënojnë

264
0
Shares

Një rrëfim i një oficeri të policisë i cili nuk ndodhet në Shqipëri momentalisht, zbulon fakte tronditëse sesi mafia dhe krimi kanë pushtuar komisariatin e policisë.

Për Shijak TV, është zhvilluar një intervistë mes gazetarit Basir Çollaku dhe një oficeri i cili rrëfen për një ngjarje ku ai është detyruar nga banda e deputetit të Krujës dhe Kryetarit të Bashkisë të mos kryejë arrestimin e djalit të deputetit, ku arrestimi i tij ishte me urdhër të prokurores.

Ai përmend dhe emrin e deputetit Taulant Balla dhe tregon lidhjet e tyre miqësore dhe ndërhyrjen e tyre në çështjet e policisë në aksionin që policia do të zhvillonte.

Oficeri rrëfen gjithë detajet dhe përmend dhe emrat e gjithë personave (Xhelal Rraja, Rrahman Rraja, Artur Bushi dhe Taulant Balla) që ndërhyjnë për të shmangur problemin vetëm që ai të mos shkonte në rrugë ligjore.

Bëhet fjalë për një kallëzim në komisariatet 3 dhe 4 të Krujës,të një shtetase ndaj djalit të deputetit, për përndjekje, dhe oficeri është ndaluar të zbatojë ligjin, për të kryer arrestimin.

Ai tregon se i ka telefonuar dhe prokurores në Krujë për ti thënë çfarë ndodhi dhe ajo i ka thënë se duhet të shkojë në prokurorin e Krimeve të Rënda të bëjë kallëzim, por duke i lënë të kuptojë që dilte i humbur, si ana ligjore dhe privatisht.

Ndërkohë që dhe Ministria e Mbrojtjes e ka braktisur si ngjarje.

Publiée par Shijak Televizion sur Mercredi 26 septembre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY