VIDEO/Shqyrtohet nisma e opozitës, deputetët sqarojnë si do të bëhet vettingu në...

VIDEO/Shqyrtohet nisma e opozitës, deputetët sqarojnë si do të bëhet vettingu në politikë

103
0
Shares

Është mbledhur ditën e sotme Këshilli i  Legjislacionit nga ku deputetët e opozitës po prezantojnë gjithë pikat dhe çështjet përbërëse të nismës së propozuar për vettingun në politikë.

Deputetët, Enkelejd Alibeaj dhe Oerd Bylykbashi kanë sqaruar gjithë procedurën sesi do të bëhet vettingu në politikë, duke kërkuar që pjesë e saj të jenë të gjithë politikanët që deri më tani janë trajtuar në mënyrë speciale.

Deputetët deklaruan se propozimi i tyre është fare i thjeshtë: veting me të njëjtin formulim ligjor si për prokurorët, gjykatësit dhe policët.

Deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi në fjalën e tij tha se është dorëzuar një listë me ministra dhe deputetë për të pastruar politikën nga lidhjet me krimin.

Është dorëzuar një listë politikanësh duke filluar nga nivel ministrash, përfaqësues të këtij parlamenti, përfaqësues të kësaj maxhorance”, tha ndër të tjera Bylykbashi ndër të tjera.

Ata kanë dhënë parimet kryesore, duke deklaruar se detajet teknike do të jenë për një moment tjetër.

Parimet kryesore:

1. Do të jetë një proces krejtësisht i pavarur dhe i palidhur dhe i pandikuar nga vetingu i drejtësisë.

2. Do të jetë një model shumë më i thjeshtë dhe i qartë, afër modelit që u përdor për dekriminalizimin.

3. Do të kryhet nga një strukturë profesionistësh krejtësisht të pavarur nga politika.

4. Nuk mund të jetë kurrsesi një strukturë parlamentare dhe aq më pak një strukturë e përbërë nga përfaqësues partiakë: do ishte absurde dhe tallëse: politikanët do të jenë subjekt i vetingut dhe jo zbatues të vetingut.

Pjesë e fjalës së Oerd Bylykbashit në video:

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Mercredi 26 septembre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY